Knot Line

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Kush jemi ne?!

Themeluar në vitin 2019, Albania Knot Line lindi nga pasioni dhe përkushtimi ndaj punës së vërtetë artizanale. Nga viti 2019 ne krijojmë produkte të thurura me dorë, ku fija, druri dhe metali bashkohen në harmoni për të sjellë dizajne unike, të qëndrueshme dhe plot karakter. Albania Knot Line është pjesë e industrisë mbështetëse të turizmit në Shqipëri, një fushë dinamike dhe sfiduese që kërkon ritëm të lartë pune, organizim të kujdesshëm dhe korrektesë. Për shkak të kohës së shkurtër para sezonit turistik, përballemi çdo vit me sfida të mëdha logjistike dhe limite kohore, duke u përpjekur të përmbushim të gjitha kërkesat e bashkëpunëtorëve tanë në kohë dhe me standardin maksimal që na karakterizon. Çdo produkt është rezultat i kujdesit, korektesës dhe profesionalizmit që na shoqëron në çdo hap të procesit – nga ideja, te realizimi dhe dorëzimi. Ne besojmë se bukuria qëndron te detajet dhe se puna me dorë mbart shpirtin e krijuesit, prandaj çdo nyje që thurim është një histori më vete.

DIZAJNE EKSKLUZIVE

Çdo model i Knot Line është unik dhe i punuar me përkushtim të plotë. Ne krijojmë dizajne që ndërthurin elegancën, funksionalitetin dhe mjeshtërinë artizanale, për t’u përshtatur me çdo ambient — nga hotelet luksoze te hapësirat private të relaksit.
+
Cadra te krijuara
+
Kliente të kënaqur
+
Vite Eksperience
+
m2 tenda
KNOT LINE

PERFEKSION I PUNUAR ME DORË

Çdo detaj i realizuar me kujdes, nga duart e mjeshtrave tanë artizanë. Punë dore që reflekton pasion, traditë dhe përsosmëri në çdo qepje.
Ne përdorim vetëm fije pambuku natyral, për një ndjesi të butë, të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Materiale që frymojnë natyrë dhe cilësi.
Nga dizajni deri te përfundimi, çdo produkt i Knot Line është sinonim i qëndrueshmërisë dhe elegancës. Ne besojmë se cilësia është detaji që bën ndryshimin.

Your Shopping cart

Close